Muzikë

Mbi 12 mijë fansa në koncertin e Malumas në Tiranë – artisti latin befasohet me mikpritjen shqiptare


Pas dy vitesh pritje, fansat shqiptarë të artistit latin me reputacion internacional, Maluma-s, e kanë shijuar koncertin e tij në Tiranë, ndërsa është raportuar se publiku ka qenë i mbushur me mbi 12 mijë persona.

Pamje nga koncerti i Malumas në Tiranë.

Lajmin për numrin e madh të fansave të mbledhur që po prisnin performancën e Maluma-s, e ka bërë të ditur menaxheri i artistit, Miguel Lua, i cili përmes Instagram-it, ka shtuar se “fuqia e muzikës nuk njeh gjuhë”.

Pamje nga koncerti i Malumas në Tiranë.

“Fuqia e muzikës nuk njeh gjuhë, më shumë se 12,000 fansa prezentë në Sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë për koncertin e parë ndonjëherë të Malumas në shtetin e Shqipërisë”, shkroi Lua në një video të publikuar nga koncerti.

Madje, menaxheri i yllit të hitit “Mama Tetema”, i cili numëron mbi 200 mijë ndjekës në Instagram, duket të jetë suprizuar për të mirë me mikpritjen e shqiptarëve, teksa ka thënë se është “ndjerë si në shtëpi”.

Pamje nga koncerti i Malumas në Tiranë.

“Është e mrekullueshme se si një kulturë kaq ndryshe prej tonës dhe kaq larg, mund të të bëjë të të ndjehet si në shtëpi”, shkroi Miguel, duke i bashkëngjitur fjalën “Faleminderit Shqipëri”, në gjuhën shqipe.

Madja, dyshja, Maluma e Lua bënë bujë që kur kishin arritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Rinas, ndërsa publikuan video me muzikë rapsodike të muzikës shqiptare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore