Shqipëria

Mbërrin Berisha në Kuvendin Kombëtar, shoqërohet nga Këlliçi


Ka mbërritur në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike ish-lideri i saj Sali Berisha.

Ky i fundit shoqërohej nga bashkëshortja e tij Liri Berisha dhe kryetari i Komisionit të Rithemelimit – i dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit – Belind Këlliçi.

Përparja hyrjes në Pallatin e Kongreseve Berisha ka falënderuar delegatët dhe mbi 40 mijë anëtarët që morën pjesë në procesin e nisur nga vetë ai.

“Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe pas ditëlindjes së dytë të PD-së në konstituimin e forumeve të saj si opozitë e vërtetë shqiptare”, u shpreh Berisha përpara mediave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore