Sport

Mbappe te Real Madrid-i, vetëm çështje kohe


Kylian Mbappe do të jetë lojtari më i ri i Real Madrid-it.

Plani ishte që futbolllisti të nënshkruajë qysh në këtë muaj, por shorti i Champions League i ndryshoj disa gjëra.

Real Madrid dhe PSG do të përballën në kuadër të raundit të 16-tave të Champions League.

Sipas mediave spanjolle, dhe jo vetëm, pas përfundimit të këtyre ndeshjeve, Mbappe do të bëj zyrtare vendimin e tij.

Përkundër rezultatit, vendimi i francezit nuk do të ndryshojë.

Ai do të bashkohet me Real Madrid-in si agjent i lirë, dhe gjithçka ka përfunduar.

Mbappe do të përfitojë 25 milionë euro në vit te Real Madrid, dhe do të nënshkruajë kontratë gjashtë vjeçare, deri në vitin 2028.

Mediat spanjolle shkruajnë që Mbappe duhet të ishte lojtarë i Real Madrid-it tani, por fakti që PSG i refuzoi 220 milionë i shokoi të gjithë.

Mbappe ka thënë që e respekton shumë Paris-in, por ai tani e di se çfarë sjellë e ardhmja, duke lënë të kuptohet që tanimë ai e ka marrë vendimin për t’u larguar.

Përveç francezit, Real Madrid kërkon të sigurojë edhe shërbimet e Erling Braut Haaland – për të kompletuar ‘erën’ e tretë të galaktikëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore