Sport

Mbappe dhe Haaland, a është e mundur që të dy të luajnë për një skuadër?


Dy emrat më të përmendur në merkato vazhdojnë të jenë Kylian Mbappe dhe Erling Braut Haaland.

Derisa për të parin thuajse është e sigurt një lëvizje në Madrid te Real-i, për të dytin në garë janë shumë, mbi dhjetë skuadra elitare.

Mirëpo, siç e kishte shprehur edhe Mino Raiola, shumë pak skuadra do të jenë në gjendje që të sigurojnë shërbimet e tij.

Por, gjatë ditës së sotme ka ardhur një raportim i madh nga gazetari italian, Gianlucca Di Marzio.

Di Marzio, që shpesh herë është i pari që flet për transferimet e mëdha – sot ka thënë se Erling Braut Haaland dëshiron të luaj për Real Madrid-in.

Sipas Di Marzio-s, ai i ka kërkuar agjentit të tij Mino Raiola – që para të gjithëve të provojë të arrijë një marrëveshje me madrilenët.

Por, a është e mundur që Mbappe dhe Haaland të luajnë në të njëjtën skuadër?

Po, por vetëm dy skuadra mund të arrijnë këtë gjë, dhe ato janë pikërisht Real Madrid – por edhe Manchester City.

E para ka qenë e vetmja skuadër që ka dal me deficit pozitiv nga pandemia, kurse e dyta është një ndër skuadrat më të mirë strukturuara në botë.

Mirëpo, logjikisht – vetëm Real Madrid mbetet në garë.

Transferimi i Kylian Mbappe më shumë është një çështje e kur do të ndodhë se sa nëse do të ndodhë.

Andaj, mënyra e vetme që t’i shohim yjet bashk, është në “Santiago Bernabeu”.

Florentino Perez është kursyer shumë viteve të fundit, dhe synon që në verën e vitit 2022 të risjellë “galaktikët”.

Dhe, me raportimin e Di Marzio-s, mundësi që kjo të ndodhë, rritet edhe më shumë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore