Auto

Maserati zbulon automjetin e ri Grecale


Kompania Maserati ka prezantuar automjetin e ri Grecale, duke shënuar një tjetër hap në zgjerimin e premtuar të gamës si pjesë e një strategjie kthese.

Prezantimi, i planifikuar për nëntorin e vitit të kaluar, u vonua për shkak të mungesës globale të çipave.

Sipas markës luksoze, Grecale do të jetë në dispozicion në gjysmën e dytë të këtij viti në tre versione, dy hibride dhe një të lartë.

Shefi ekzekutiv Davide Grasso ka thënë se dërgesat do të fillojnë në verë në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Po ashtu do të pasojnë menjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grecale do të konkurrojë me modele si Cayenne dhe Macan të Porsche-s, GLEMW të Mercedes-it, X5 të BMW-së dhe Discovery të Land Rover-it.

Ky version plotësisht elektrik i makinës do të jetë i disponueshëm vitin e ardhshëm, duke zgjeruar grupin e konkurrentëve të mundshëm për Tesla-n.

Grecale do të prodhohet në fabrikën e Stellantis Cassino, në Italinë Qendrore.

Maserati synon të ofrojë një version të ashtuquajtur “Folgore” plotësisht elektrik të secilit model deri në vitin 2025 dhe të jetë tërësisht elektrike deri në vitin 2030.

Automjeti i parë elektrik me bateri do të jetë GranTurismo i ri, që do të debutojë përpara Grecale në vitin 2023.

 

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore