Lajme

Masat anti Covid 19 rrezikojnë falimentimin e bizneseve në Japoni


Rregullatori bankar i Japonisë po vëzhgon huadhënësit rajonalë se si bizneset lokale po përballen me kufizime të reja për të përmbajtur COVID-19. Institucioni  kërkon të parandalojë një rritje të falimentimeve, thanë për agjencinë e lajmeve ,Reuters, katër burime me njohuri të drejtpërdrejtë të çështjes.

Sondazhi i bërë Agjencia e Shërbimeve Financiare (FSA), i cili ndoqi masat e gjendjes së emergjencës të marra nga qeveria muajin e kaluar, doli në përfundimin që masat mund të destabilizojnë ekonomitë rajonale.

Ndërsa politikëbërësit theksojnë se sistemi bankar i Japonisë mbetet i qëndrueshëm si një e tërë, lëvizja nënvizon shqetësimin e tyre mbi dëmtimin e zgjatur që pandemia e coronavirus-it po u shkakton kompanive dhe bankave.

“Institucionet financiare duhet të bëjnë çmos për të mbështetur financimin e korporatave,” tha një nga burimet. “Duke pasur parasysh nevojën për të ndihmuar ekonomitë rajonale të rigjallërohen pas pandemisë, ne duhet të parandalojmë rritjen e falimenteve.”

Burimet folën në kushte anonimiteti pasi nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht.

Një zyrtar i FSA-së tha për Reuters se “që nga marsi i vitit të kaluar, ne kemi bërë përpjekjet e institucioneve financiare për të mbështetur bizneset. Kjo është një përparësi kryesore në inspektimet dhe mbikëqyrjet tona”.

Japonia vendosi 11 nga 47 prefekturat e saj nën një gjendje të jashtëzakonshme muajin e kaluar. Masat e frenimit përqendroheshin në shkurtimin e orëve të punës në bare dhe restorante dhe pezullimin e një iniciative të subvencionuar të turizmit.

Qeveria hoqi gjendjen e emergjencës për një nga 11 prefekturat të hënën. Por kryeqyteti Tokio ka ende ndalime në vend, gjë që është shenjë e keqe për disa zona rajonale të varura nga turistët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore