Lajme

Martin Berishaj ka raportuar në ministri – ekziston shkrimi disafaqësh


Martin Berishaj

Donika Gërvalla nuk ka dhënë shumë detaje, përveç se ka deklaruar në një konferencë për media se Martin Berishaj ka qenë për të raportuar para saj dhe gjithashtu ka dorëzuar shkrimin prej disafaqesh ku argumenton pafajësinë e tij.

Prandaj, tregoj ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, e kanë vendosur t’i besojnë ambasadorit të Kosovës në Kroaci në lidhje me skandalin për shpëlarje parash në Slloveni, të publikuar para disa ditësh nga mediumi slloven TV Planet.

“E kam një deklaratë të gjatë, disa faqe të ambasadorit me shkrim. Ai ka qenë në ministri po ashtu, kemi biseduar gjerë e gjatë”, deklaroi Gërvalla.

Shkrimet, ku thuhet se ai ka marrë qindra mijëra euro nga kompania GEN-I dega në Beograd dhe përmes kompanisë së tij fiktive MB Consulting, të regjistruar në Mal të Zi, i ka tërhequr, ministrja i ka quajtur të pabaza.

“Ne e konsiderojmë kampanjë, të bazuar në një shkrim të një mediumi slloven, i cili pastaj ka marrë dhenë. Unë kam biseduar me autoritet të shteteve të ndryshme lidhur me këtë dhe deri në këtë moment që ne po flasim nuk ka asnjë indikacion që akuzat e përmendura në atë raport të atij mediumi mund të ketë diçka të vërtetë”.

Donika Gërvalla në konferencë për media

Pa cituar emra, Gërvalla dha se tash ekzistojnë mediume të tjera që hedhin poshtë atë që fillimisht e raportoi TV Planet.

“Përkundrazi ka në ndërkohë edhe raportime të mediave të tjera sllovene, kroate të cilat e tregojnë pikërisht të kundërtën e asaj. Dua të jem shumë e sinqertë. Ambasadori nuk pezullohet, apo shkarkohet në bazë të një informacioni të një mediumi pa pasur informacione të tjera”.

Gërvalla ka përmendur prokurorinë e Malit të Zi, që sipas portalit Gazeta Express, kanë njoftuar se s’kanë gjetur bazë për të ngritur akuzë për Berishajn.

“Ju e patë edhe prokuroria e Malit të Zi e dha një informacion që kanë pasur hetime dhe ka rezultuar që nuk ka asnjë vepër penale që mund ta ketë kryer ambasadori. Ky është pozicioni im. Në mungesë të çfarëdo indikacioni të vetëm ai gëzon besimin tonë”.

Gërvalla ka refuzuar të flas për detaje. Ajo nuk ka treguar në e ka pyetur ambasadorin për kompaninë e tij në Mal të Zi, për dy kompanitë në Kosovë dhe gjithashtu nuk tregoi nëse e ka pyetur për pagesat e pranuara nga GEN-I.

Këto, kompaninë edhe pagesat, as vetë ambasadori nuk i ka mohuar asnjëherë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore