Lajme

Marrëveshja tregtare Australi- Francë/ Morrison refuzon të takojë Macron-in


Kryeministri australian, Scott Morrison, të martën e 21 shtatorit tha se nuk do të flasë me presidentin francez në Kombet e Bashkuara (OKB) këtë javë.

Ndonëse zemërimi francez mbi anulimin e kontratës së mbrojtjes prej 40 miliardë dollarësh mund të kërcënojë marrëveshjen tregtare Australi-Bashkim Evropian (BE).

Australia javën e kaluar hoqi dorë nga marrëveshja me Grupin Naval të Francës, për të ndërtuar një flotë nëndetësesh konvencionale.

Në vend të kësaj do të ndërtojë të paktën tetë nëndetëse me energji bërthamore, me teknologji amerikane dhe britanike, pasi të ketë arritur partneritetin trepalësh të sigurisë me këto dy vende.

Anulimi i marrëveshjes ka zemëruar autoritetet franceze, e cila akuzoi Australinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) se e kanë “goditur me thikë pas shpine”, tërheqjen e ambasadorëve të saj nga Canberra dhe Washington.

Ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden, ka kërkuar të flasë me presidentin francez, Emmanuel Macron, për të zbutur tensionet.

Morrison tha se nuk do të mbante një takim të veçantë dypalësh me udhëheqësin francez.

“Nuk është e mundur të zhvillojmë një takim në këtë periudhë. Takimi do të vijë me kalimin e kohës”, tha Morrison në New York.

Australia dhe BE-ja do të mbajnë raundin tjetër të bisedimeve mbi një marrëveshje tregtare më 12 tetor.

Ministri australian për Tregtinë, Dan Tehan, të hënën, tha se priste që këto bisedime të sqaroheshin siç ishte planifikuar, pavarësisht zhgënjimit francez.

Por Morrison u përpoq të zbusë pritjet se një marrëveshje do të materializohet.

“Nuk është një gjë e lehtë për të bërë, të marrësh një marrëveshje me Bashkimin Evropian për tregtinë, mendoj se të gjithë e kuptojnë këtë”, tha ai.

Morrison do të takohet me Biden dhe udhëheqësit evropianë në periferi të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork para se të udhëtojnë në Uashington për një takim të dialogut katërpalësh të sigurisë, të përbërë nga India, Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Australia – i cili mblidhet më vonë këtë javë.

Marrë nga Reuters,  përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore