Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka njoftuar që marrëveshja me Shqipërinë në lidhje me de limitimin e hapësirës detare do të dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, pas zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.
“Projektligji përkatës do të futet në Parlament shumë shpejt dhe do të votohet menjëherë. Ky zgjerim është një e drejtë e patjetërsueshme e vendit tonë”, shtoi ai.
Ndërsa për zgjerimin e ujërave territoriale përtej Jonit, Dendias tha se do të bëhet kur të gjykohet e përshtatshme. Ai gjithashtu ka shtuar se Greqia ka bërë zgjerime “gjithmonë” me mjete paqësore dhe mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare.
Kjo deklaratë e ministrit të Jashtëm grek vjen dy ditë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Athinë.
Gjatë kësaj vizite në fokus ishte forcimi i marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian i vendeve ballkanike. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kosova në Këshill të Evropës dhe Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën – Vukotiç: Përgjigje e Perëndimit ndaj mashtrimeve të Vuçiçit
-
Pas Prizrenit, më 2 maj edhe Tirana e dekoron Ali Ahmetin me titullin “Qytetar Nderi”
-
A mund ta përballojë BE-ja zgjerimin me Ukrainën dhe Ballkanin?
-
Përkrahja e Kurtit s’i ndihmoi VLEN-it t’i fitojë zgjedhjet, Kasami për AP: Bashkëpunimi do të vazhdojë