Bota

Maroku zbulon 1600 variante britanike tё Covid 19


Kryeministri i Marokut, Saad Dine El Othmani paralajmëroi të hënën për një shpërthim të variantit britanik tё Covid-19 në mbretëri.

“Që nga 9 prilli, Maroku ka regjistruar 115 raste të konfirmuara të variantit, ndërsa ka 1 mijё e 500 raste gjysmë të konfirmuara, duke e çuar numrin e përgjithshëm në rreth 1 mijё e 600  në të gjithë mbretërinë” , u shpreh Saad Dine El Othmani.

Duke folur në një seancë të përbashkët plenare të dy dhomave të parlamentit, Kryeministri shprehu shqetësime në lidhje me variantet britanike, të cilat përhapen shpejt dhe prekin të rinjtë.

Othmani mbrojti vendimin e qeverisë së tij për të ruajtur shtetrrethimin e natës, gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai vuri në dukje se nga 5 prill deri më 11 prill, Maroku ka regjistruar 3 mijё e 905 infeksione të reja me coronavirus, me një rritje të qëndrueshme gjatë tre javëve të fundit.

Në 24 orët e kaluara, Ministria e Shëndetësisë regjistroi 684 raste të reja me virus, duke e çuar totalin në 502 mijё e 961. Regjistroi gjashtë vdekje, numri i përgjithshëm i tё cilave arriti në 8 mijё e 915, ndërsa rikuperimet në 489 mijё e 288.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore