Lajme

Mariupoli pa ujë e ushqim, s’ka furnizime prej 5 ditësh


Qyteti i Mariupolit ndodhet në një emergjencë të vërtetë humanitare, pasi prej pesë ditësh është nën sulmin e forcave ruse dhe nuk ka ujë, energji elektrike, si edhe ushqimet po mbarojnë me ritme të frikshme.

Të paktën, kjo është situata që raporton agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, mbi qytetin lindor ukrainas, i cili është edhe një ndër pikat kyçe ku lufta mund të vendoset.

Rrethimi i qytetit është bërë pesë ditë më parë nga Rusia dhe duket se ndalimi i kalimit të rezervave ushqimore ka qenë ndër lëvizjet e para të tyre.

Kryebashkiaku i qytetit, po ashtu, ka pohuar se situata në qytet është shumë e vështirë. Rezervat ushqimore janë në prag përfundimi dhe, nëse nuk ka ndihma të shpejta humanitare, ky mund të jetë kapitullimi i një prej qyteteve më të rëndësishme në Ukrainë.

I vetmi qytet tjetër i rënë deri tani, është ai jugor i Kherson-it, i cili u sulmua nga forcat ruse prej Krimesë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore