Sport

Marina Bay, ëndrra e natës në F1 zgjat edhe shtatë vite


Çmimi i madh i Singapore-t do të vazhdojë t’i mbajë garat e Formula 1 në pistën rrugore Marina Bay edhe për shtatë vite tjera.

Në këtë mënyrë, Formula 1 do të vizitojë qytetin e Singapore-t nga viti 2022 deri në vitin 2028.

Gjatë ditës së sotme, është arritur marrëveshje e plotë mes kompanisë SGP të gatës, kompanisë STB dhe Formula 1.

Marina Bay është një ndër garat më të preferuara për tifozët e sportit më të shpejtë në botë.

Kjo garë relativisht e re zhvillohet në rrugët e qytetit, nën ndriçim artificial.

Temperaturat e larta e bëjnë pothuajse të pamundur që gara të zhvillohet ditën, andaj është vendosur që kjo garë të zhvillohet në orët e vona.

Me kilometra, është një ndër pistat më të shkurtra, por me kohë gjatësi, kjo garë zgjat më shumë se çdo garë tjetër.

Çdo garë në Singapore, nëse përfundon në kushte normale pa asnjë ndërhyrje nga makina e sigurisë, zgjat dy orë – më shumë se çdo garë tjetër në kalendar.

Hera e parë kur kjo garë ishte zhvilluar ishte pikërisht viti 2008, dhe pastaj ishte në çdo sezon deri në vitin 2019.

Pandemia e bëri të pamundur që Marina Bay të zhvillojë garë në vitet 2020 dhe 2021.

Mirëpo, në vitin 2022 ajo kthehet në kalendar, për të qëndruar të paktën edhe për shtatë vite tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore