Lajme

Maqedonia e Veriut: Rritë çmimin e energjisë dhe të ngrohjes


Maqedonia e Veriut - TEC-Manastiri_Rek-Bitola

Nga 1 janari i vitit 2022, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrin faturat me rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe të ngrohjes qendrore.

Komisioni i Rregullatorit të Energjetikës maqedonase të enjten e 30dhjetorit ka vendosur që të rris çmimin e energjisë elektrike për rreth 10 për qind, ndërsa të premten e 31 dhjetorit ky komision ka vendosur edhe për ngrohjen qendrore që faturat të rriten për 14 për qind.

Një familje që ka paguar rreth 3 mijë denarë në muaj (50 euro), rritje të çmimin do të ketë për 300 denarë apo 5 euro më shumë në muaj.

Komisioni Rregullator, rritjen e çmimeve e ka arsyetuar me krizën energjetike dhe pamundësinë e kompanive për të mbuluar humbjet.

Vendimi i marrë nga komisioni për rritjen e çmimit të energjisë elektrike përfshinë edhe heqjen e tarifës së lirë ditore, nga ora 14:00 deri në orën 16:00.

Komisioni i Rregullatorit të Energjetikës ka bërë të ditur se ky vendim i marr do të kursen hiq më pak se rreth 100 mijë euro energji elektrike në bazë ditore.

Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka aplikuar kufizime të energjisë elektrike.

Drejtuesit e institucioneve maqedonase kanë siguruar qytetarët se furnizimi do të jetë i pandërprerë, ndërsa ata i kanë siguruar se rritje të reja të çmimeve nuk do të ketë.

Qeveria e Maqedonisë

Pavarësisht kësaj, opozita maqedonase ka kritikuar Qeverinë për këto vendime, të cilat sipas VMRO-DPMNE-së do të rëndojnë mbi gjendjen ekonomike të qytetarëve.

“Zaevizmi vazhdon të cenojë standardin e jetesës së qytetarëve. Pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike me mbi 15%, regjimi bënë edhe një rritje të re të çmimit”.

“Në kushtet kur qytetarët me zor ia dalin me bukën e gojës, kur çmimet e produkteve janë ngritur deri në qiell, vendimi i ri për shtrenjtimin e ngrohjes dhe të energjisë do të godasë edhe më shumë standardin e qytetarëve”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore