Lajme

Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë më variantin Omicron


Ilustrim - Omicron

Republika e Maqedonisë së Veriut ka regjistruar të premten e 24 dhjetorit, rastin e parë me variantin Omicron të koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut (MV), ka njoftuar se infektimi është regjistruar te një person i cili ka arritur nga Britania e Madhe dy ditë më parë, pasi ka shfaqur simptoma të virusit, ai është testuar dhe më këtë rast është detektuar varianti Omicron.

Testi është bërë në një klinikë private në Shkup.

Shkup

Pacienti i prekur nga varianti “Omicron” më parë ka qenë i sëmur me COVID-19, në janar të këtij viti, por si rast që nuk ka shfaqur simptoma.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, i njëjti ka qenë edhe i vaksinuar me dy doza anti-Covid, të vaksinës Pfizer.

“Testi është bërë në spitalin privat “Zhan Mitrev” në Shkup, tek një burrë i cili ka ardhur në vend nga Britania e Madhe”.

“Për momentin, pacienti ka një pasqyrë të lehtë klinike dhe po trajtohet i izoluar në shtëpinë e tij”, ka bërë të ditur MSH e MV-së.

Sipas mjekëve specialistë, të infektuarit me variantin Omicron nuk kanë një pasqyrë të rëndë klinike, por për shkak të përhapjes së shpejt të infeksionit, ka mundësi që spitalet të mbingarkohen dhe sistemi i kujdesit shëndetësor të përballet me fluks të madh të pacientëve.

“Të gjitha indikacionet relevante dhe të pavarura sugjerojnë se Omicroni ka simptoma shumë më të lehta dhe shanset për të përfunduar në spital janë rreth 80 për qind më të ulëta se varianti aktualisht dominues Delta”.

“Nuk ka nevojë për panik”, ka thënë mjeku specialist, Niko Beqarovski.

Përkundër paraqitjes së rastit të parë me variantin Omicron, nga Ministria e Shëndetësisë maqedonase nuk ka njoftime për vendosjen e kufizimeve të reja.

Kurse nga vendet e rajonit si Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, tashmë kanë regjistruar rastet e para me variantin Omicron.

Ndërsa rastet e para të Omicron janë shënuar ditë më parë si në Shqipëria, Serbia, Mal të Zi.

Të premten e 24 dhjetorit është shënuar tashmë rasti i parë në Maqedoninë e Veriut me variantin Omicron.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore