Lajme

Maqedonia e Veriut: 378 raste me COVID-19


Ilustrim

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut (MV) janë regjistruar 378 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit.

Nga gjithsej 4 mijë e 918 teste të realizuara, kanë rezultuar pozitiv 378 persona.

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë të MV-së thuhet se 114 persona të infektuar janë regjistruar në qytetin e Tetovës, kurse 118 persona kanë rezultuar në kryeqytet.

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë shëruar 21 pacientë të infektuar me COVID-19.

Betejën me virusin e ka humbur 1 pacient.

Numri i përgjithshëm me Covid-19 në MV ka arritur në 157 mijë e 627 persona.

Ndërsa numri i pacientëve të shëruar deri më tani është 150 mijë e 506 persona.

Kurse vdekjen nga COVID-19 e kanë gjetur 5 mijë e 503 persona.

Raste aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut janë gjithsejtë 1mijë e 618.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore