Lajme

Maqedoni: Të dielën fillon regjistrimi i popullsisë


Ilustrim

Autoritet e Maqedonisë kanë bërë të ditur se gjithçka është gati për të nisur që të filloj regjistrimi i popullsisë dhe se nuk presin probleme.  Kryeministri Zaev, ka deklaruar se nuk pret probleme me regjistrimin e popullsisë.

“Do të mundohemi secilën herë me fleksibilitet maksimal. Bisedova me ministrin e Drejtësisë dhe me drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika që kur të ndodhin situata të këtilla të mund të bëhet rotacion i regjistruesve në mënyrë që me fleksibilitet të dalim ndaj kërkesave dhe pritjeve të qytetarëve”, tha Zaev.

Ndërsa, theksoi se është përqindja e vogël e këtyre rotacioneve për shkak se shumica e regjistruesve janë të vaksinuar dhe se mbi 50 për qind e qytetarëve mbi 50 vjet janë të vaksinuar.

“Edhe regjistruesit janë të vaksinuar. Mendoj se duke marrë parasysh se regjistrimi mbahet 20 ditë, këtë herë është 25 ditë në mënyrë që të kemi mundësi për të vepruar në mënyrë fleksibile me qëllim që t’i mbledhim të dhënat për qytetarët tanë”.

Edhe ministri Mariçiç, deklaroi se regjistruesit janë të përgatitur dhe se kanë pajisje të mira për realizimin e regjistrimit të popullsisë.

“Pres të dielën të fillojë regjistrimi i cili do të zgjasë deri më 30 shtator dhe që duhet t’i mbledhë të gjitha informacionet. Pengesa juridike nuk ka për të nisur regjistrimi dhe nuk ka as pengesa teknike dhe logjistike”, tha Mariçiç.

Por, u shpreh se të gjitha masat shëndetësore në regjistrimin e popullsisë janë miratuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundje Ngjitëse.

Ndryshe, regjistrimi fillon të dielën më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.

Regjistrimi vlen edhe tani online për mërgimtarët që nisi nga 1 marsi. Deri të enjten në diasporë janë regjistruar 190 mijë e 890 qytetarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore