Lajme

Manjati i teknologjisë – që udhëtoi në hapësirë me William Shatner – humb jetën në aksident ajror


Raketa "New Shepard" e "Blue Origin" pas nisjes me pasagjerë William Shatner, Chris Boshuizen, Audrey Powers dhe Glen de Vries nga porti i saj kozmik pranë Van Horn, Texas, të mërkurën, 13 tetor 2021.

Një manjat i teknologjisë – që udhëtoi në hapësirë ​​me William Shatner muajin e kaluar – tragjikisht humbën jetën së bashku me një person tjetër, kur një aeroplan i vogël u rrëzua në veri të New Jersey-it. Kjo u bë e ditur nga policia e shtetit.

Glen de Vries, 49 vjeç, nga New York City, dhe Thomas Fischer, 54 vjeç, nga Hopatcong, New Jersey, ishin në bordin e një “Cessna 172” me një motor që u rrëzua të enjten në një zonë të pyllëzuar të Hampton Toënship.

De Vries themeloi “Medidata Solutions”, një kompani teknologjike dhe ishte administrues i besuar në Universitetin “Carnegie Mellon”. Ai udhëtoi më 13 tetor në bordin e anijes “New Shepard” të “Blue Origin”, duke kaluar më shumë se 10 minuta në hapësirë ​​pas nisjes së bashku me Shatner dhe të tjerë.

Glen de Vries, djathtas, dhe William Shatner, majtas, pas udhëtimit në hapësirë në portin kozmik pranë Van Horn, Texas, të mërkurën, 13 tetor 2021.

Në një deklaratë, “Blue Origin” tha: “Jemi të shkatërruar kur dëgjojmë për vdekjen e papritur të Glen de Vries. Ai solli kaq shumë jetë dhe energji për të gjithë ekipin e “Blue Origin” dhe për shokët e tij të ekuipazhit. Pasioni i tij për aviacionin, puna e tij bamirëse dhe përkushtimi i tij për zanatin e tij do të nderohen dhe admirohen gjatë”.

Sipas raporteve publike, Fischer zotëronte “Fischer Aviation”, një shkollë fluturimi familjare, dhe ishte instruktori kryesor i saj.

Ndërkaq, Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po heton aksidentin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore