Sport

Mancini bën festë të çuditshme pas fitores së Romës, godet bashkëlojtarët


Roma e fitoi Conference Leauge-n, duke e mposhtur në finale ekipin e Feyenoord-it mbrëmjen e kaluar në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Nocolo Zaniolo, i cili u asistua nga mbrojtësi Gianluca Mancini.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, italianët festuan dhe u gëzuan shumë, megjithatë Mancini bëri një festë të çuditshëm.

Kamerat kanë kapur disa momente interesante të festës së Mancini-t, derisa nuk arrinte t’i shprehte mirë emocionet, ku fillimisht nuk pranoi të përqafonte bashkëlojtarin e tij Bryan Cristante.

Por, nuk ishte ky i vetmi incidente që lojtari i kombëtares italiane bëri mbrëmë në Tiranë.

Mancini qëndroi pranë trofeut të posa fituar, kur sulmuesi i ri i Romës, Felix Afena-Gyan iu afrua dhe menjëherë mbrojtësi e goditi në fytyrë.

I riu 19-vjeçar mbeti i habitur, por Mancini nuk u ndal me kaq, pasi që tentoi disa herë për ta goditur.

Megjithatë, pas lojës kur sulmuesi ganez u pyet për incidentin, ai hodhi poshtë idenë se kishte ndonjë gjë të rëndësishme në lojë dhe tha se ata “bënin shaka dhe ziheshin” në të njëjtën kohë.

“Nuk ishte serioze. Ne bëjmë shaka dhe luftojmë në të njëjtën kohë. Kështu është ai. Është normale dhe nuk ka asgjë serioze”, tha ai.

Gjithashtu edhe Mancini më vonë postoi një video në përqafim në Afena-Gyan, duke e quajtur vëlla të vogël dhe duke e puthur.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gianluca Mancini (@gianlumancio_23)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore