Sport

Manchester United ka kontaktuar Juventus-in për transferimin e Rabiot


Manchester United ka kontaktuar me Juventus-in për nënshkrimin e mesfushorit Adrien Rabiot, ka raportuar media amerikane ESPN.

United beson se skuadra e Serisë A është e gatshme të lërë Rabiot të largohet dhe se francezi do të ishte i etur të transferohej në Old Trafford.

27-vjeçari, i cili iu bashkua Juventus-it nga Paris Saint-Germain në vitin 2019, ka një vit të mbetur në kontratën e tij dhe se ai është në dispozicion për një tarifë të ulët.

Erik ten Hag dëshiron të forcojë mesfushën e tij përpara afatit të transferimit, por përpjekjet për të nënshkruar me Frenkie de Jong nga Barcelona deri më tani janë frustruar nga çështja e pagave të shtyra që i detyrohen De Jong nga klubi i La Liga.

United ka kontaktuar me një numër mesfushorësh të tjerë në rast se nuk realizohet një marrëveshje për De Jong, ndër të cilët është edhe Rabiot.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore