Sport

Manchester United interesohet për Andre Silva


Gjiganti anglez, Manchester United, ka shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit portugez të Eintracht Frankfurt, Andre Silva.

25 vjeçari iu bashkua Eintracht Frankfurt në transferim të plotë verën e vitit të kaluar.

Performanca e tij këtë sezon ka qenë impresive, ku ka shënuar 19 gola në 22 paraqitje në të gjitha garat.

Silva e kishte shumë të vështirë të gjente veten te Milan në vitet 2017-2020, por tash ka gjetur formën më të mirë duke shënuar 35 gola në 59 paraqitje në klubin e tij aktual.

Manchester United është e interesuar të sjellë një qendër sulmues në klub, me Erling Haaland që është një opsion.

Por për norvegjezin, të interesuara janë edhe klube si Real Madrid dhe Barcelona.

Siç raporton “Sky Sport Deutschland”, United kanë identifikuar Andre Silva-n si një blerje të mundshme.

Golashënuesi i dytë më i mirë në Bundesliga do i kushtonte klubit anglez një shifër shumë të arsyeshme.

Andre Silva ka një rekord të mirë edhe me kombëtaren e Portugalisë, 16 gola në 37 ndeshje.

Ai luan me yllin e United, Bruno Fernandes, në nivel kombëtaresh, që mund t’i bëjë negociatat më të lehta për Manchester United.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore