Sport

Manchester United i tregon forcën Tottenham-it


Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer, Manchester United ka arritur të triumfojë përballë Tottenham-it vendas me rezultatin 3-0.

“Djajt e Kuq” kaluan me lehtësi Spurs në “Tottenham Hotspur Stadium”, për ndeshjen e javës së 10 në Premier League.

Një gol në pjesën e parë dhe dy në pjesën e dytë i dhanë tri pikët United. Goli i parë edhi nga super ylli portugez, Cristiano Ronaldo, në minutën e 39. Portugezi do të shënonte edhe në fillimin e pjesës së dytë, por pas rishikimit nga VAR, goli u anulua.

Në minutën e 64 do të vinte dhe goli i dytë i miqëve nga Mançesteri. Edinson Cavani do të ishte autori kësaj radhe, ndërkohë njeriu asist ishte Ronaldo.

Për të vulosur shifrat e takimit në 3-0 do të mendonte Marcus Rashofrd. Talenti anglez shënoi në minutën e 86.

Me fitore e arritur, United shkon në kuotën e 17 pikëve, në vendin e pestë. Tottenham-i qëndron në kuotën e 15 pikëve dhe renditet në vendin e tetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore