Sport

Manchester United-i në bisedime për të blerë klubin nga Australia


Manchester United-i ka zhvilluar bisedime me Mike Charlesworth-in, pronarin e klubit nga Liga A australiane, Central Coast Mariners. Strategjia e United-it është që klubi australian të jetë si motra e tyre në Australi, raporton The Mirror.

United-i po planifikon që nëse arrihet marrëveshja me Charlesworth-in, klubi të transferohet në Sidnei, nga Gosfordi që janë të vendosur aktualisht.

Central Coast Mariners janë në pozita të keqe financiare dhe do të përfitonin nga marrëveshja me United-in. Marrëveshja financiare për aksionet e klubit nuk është bërë akoma e qartë, por besohet se për një klub të pasur si United-i do të jetë një shifër e pakët.

Forbes së fundmi e renditi Manchester United-in si klubin e katërt më të pasur në planet, vlerësuar me rreth 3.05 miliardë paund, pas Barcelona-s, Real Madrid-it dhe Bayern Munich-ut.

Për të arritur një marrëveshje përfundimtare, Manchester United-i duhet të marrë edhe aprovimin e Federatës Australiane të Futbollit dhe shumicës së klubeve të Ligës A.

United-i besohet që do e ketë miratimin e të gjitha palëve, pasi 20-herë kampionët e Premier Ligës do të ndikonin drejtpërdrejtë edhe në rritjen e profilit të ligës.

Dy klubet e Manchester-it, duket se do të ndjekin të njëjtën rrugë. Më parë Manchester City, nëpërmjet City Football Group, mori ekipin Melbourne Heart në 2014, të cilin më vonë e emëroi Melbourne City.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore