Sport

Manchester United është gati t’i ofrojë një kontratë të re Martial-it


Foto: MANAN VATSYAYANA/AFP via Getty Images

Manchester United është gati t’i ofrojë Anthony Martial-it një kontratë të re, raporton gazeta britanike, The Sun.

Martial, 26 vjeç, dukej se do të largohej nga Old Trafford pasi ra në favor dhe kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si huazim te Sevilla.

Por, trajneri i ri i United, Erik ten Hag, ka mbetur i impresionuar me qëndrimin e tij dhe është gati ta shpërblejë atë.

Reprezentuesi francez ka ende dy vjet nga kontrata e tij prej 250,000 funte në javë.

Deri më tani, në këtë sezon, Martial ka pasur vetëm një paraqitje, ku u inkuadrua në pjesën e dytë kundër Liverpool-it, dhe arriti të asistoi Rashford-in për golin e fitores.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore