Përballje

Manchester United dështon përsëri, titulli largohet edhe më shumë


Dhuratë më të mirë për Manchester City-n se sa barazimi i United në “Hawthorns” nuk mund të kishte.

Skuadra e Solskjaer rrëshket edhe më shumë në garën për titull.

Kur u duk se ata më në fund po riktheheshin për të qenë protagonist, vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit i ka lënë prapa me Manchester City-n.

Sot djajtë e kuq nuk shkuan më shumë se një barazim përballë WBA, ku një gol në minutën e 44-të nga Fernandes, i shpëtoi nga humbja.

Me këtë barazim, United mbetet në vendin e dytë me 46 pikë, aq sa ka edhe Leicester.

Manchester City është shtatë pikë përpara, me 53, dhe me një ndeshje më tepër për të zhvilluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore