Shqipëria

Manastirlliu: 14 mjekë e infermierë turq i bashkohen Spitalit Memorial të Fierit


Spitalit Memorial të Fierit i bashkohen katërmbëdhjetë mjekë e infermierë turq, si dhe 20 infermierë shqiptarë, duke e çuar numrin total të personelit në 127 mjekë e infermierë.

Njoftimin e ka dhënë ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në platformën sociale Facebook.

Ministrja ka theksuar ndër të tjera se stafi i mjekëve dhe infermierëve janë në shërbim të qytetarëve, kryesisht të atyre të rajonit të jugut të Shqipërisë.

“Edhe 14 mjekë dhe infermierë turq dhe 20 infermierë shqiptarë sapo i janë bashkuar super ekipit të Spitalit Memorial të Fierit”, shkruan Manastirlliu.

Ajo vazhdon se “127 mjekë dhe infermierë të skuadrës së përbashkët shqiptaro-turke tashmë janë në shërbim të qytetarëve të rajonit të jugut të vendit, në një spital ultra modern, me shërbim të standardeve bashkëkohore”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore