Shqipëria

Manastirliu: Procesi i vaksinimit/Priorietet do të kenë dhe mësuesit


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastarliu, gjatë ditës së hënë, më 1 mars, në seancën plenare deklaroi se procesi i vaksinimit është duke ecur me ritme të shpejta.

Prioriteti sipas radhës së vaksinimit tani do të kalojë nga mësuesit.

“Të dhënat epidieomologjike, numërojmë mbi 107 mijë raste infektimesh që nga fillimi i coronavirusit”.

Manastirliu tha se vaksinimi i popullatës është prioriteti i Qeverisë.

Gjithashtu ajo deklaroi se të rinjtë infermier do të ndihmojnë në procesin e vaksinimit. Pas trajnimit të duhur ndihma e tyre do të vlejë për të ecur me ritme sa më të shpejta.

“Priten 14 mijë e 400 vaksina të AstraZeneca-s brenda dy javëve të para të marsit. Prioriet do të kenë mësuesit”, e përmbylli Ministrja.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore