Shqipëria

Manastirliu: Nga e diela, 10 mijë vaksinime në ditë


Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, të shtunën e 27 marsit, ka njoftuar nga Sheshi Skënderbej se, do të jenë “10 mijë vaksinime” që do të kryhen brënda ditës, gjatë procesit të vaksinimit masiv. Ndërsa tregon që “synohen” të kryhen dhe 12 mijë vaksinime.

Edhe më herët, ministrja e ka bërë të ditur lajmin se, të dielen fillon procesi i vaksinimit masiv.

Sipas ministres, “nga nesër do të jenë 800-900 të moshuar, që do të vaksinohen në Tiranë”.

Ndër të tjera, ajo shpjegon se procesi i vaksinimit do të monitorohet nga mjeku i familjes, të cilët do të bëjnë dhe lajmërimin e qytetarëve që do të vaksinohen.

Duke bërë të ditur dhe arsyen pse ky proces do të kryhet në qendrat shëndetësore, Manastirliu ka treguar se procesi do të zhvillohet pranë qendrave shëndetësore.

“Ky vaksinim do të kërkojë grumbullime të personave, ndaj vaksinimi nga kto qendra do t’i shmangin këto grumbullime”, sqaron ministrja Manastirliu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore