Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi ka publikuar rezultatet e mostrave të 2 mijë e 402 personave, ku kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjithsej 688, ndërsa janë konfirmuar 9 të vdekur brenda 24 orëve të fundit.
Të shëruar nga pandemia brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 900 pacientë.
Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar të së martës ishte 28.64 për qind.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 2 mijë e 591 persona.
Ndërsa raste aktive me COVID-19 janë gjithsej 5 mijë e 260 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit është 221 mijë e 902.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
Komisioni Hetimor për shëndetësinë në ngërç, do të marrë zgjidhje?
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar