Lajme

Macron shkruan rusisht: Jemi krah atyre që s’e duan luftën


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është një përdorues i rregullt i medias sociale Twitter, por një postim në gjuhen ruse, është krejtësisht i pazakontë për të.

Gjithsesi, duket se kauzat e mëdha, si ajo e luftës që po zhvillohet në Ukrainë, pasi Moska po kërkon të mësyjë në vend, e kanë bërë atë që popullit rus, t’i drejtohet në gjuhën e tyre.

“Sot, ne jemi krah për krah me të gjithë rusët, të cilët nuk e duan këtë luftë pa pavlefshme që po zhvillohet në emër të tyre”, shkruan Macron. “Mbrojeni paqen me kurajë, në emër të përgjegjësisë dhe deklarojeni këtë gjë si në Rusi, ashtu edhe jashtë saj”.

Në këtë mënyrë, Macron i është adresuar qytetarëve rusë nëpërmjet Twitter-it.

Duket se kreu i Elysee-së, e ka një bindje se mesazhet e tij, mund të deformohen nëse nuk çohen në mënyrë direkte drejt burimit. Ndaj, përzgjedhja e gjuhës ruse, sa e pazakontë, aq edhe e zakontë ngjan në një kohë të tillë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore