Lajme

Lumir Abdixhiku zgjedhet kryetar i ri i LDK-së


Lumir Abdixhiku, kryetar i ri i LDK-së

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Nga numërimi i votave për kryetar të LDK-së , Lumir Abdixhiku ka fituar në raundin e parë. Ai ka marrë gjithsejtë 190 vota nga 329 delegatë.

Kundër kandidatët e tij, Lutfi Haziri ka marrë 117 vota dhe Besian Mustafa 16 vota.

Nga këto vota gjithsejtë gjashtë prej tyre janë shpallur të pavlefshme.

Në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit 2021, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa kanë arritur që të marrin ulëse në legjislaturën e shtatë në Parlament ndërsa Haziri nuk iu fut garës për Kuvendin e Kosovës.

Në listën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, kandidati Abdixhiku është i renditur i treti me 25 mijë e 267 vota, ndërsa Mustafa i 10-ti me 9 mijë e 745 vota.

Në këto zgjedhje LDK është renditur si subjekti i tretë politik, ku gjithsejtë ka arritur të sigurojë 15 ulëse nga 120 sa ka kuvendi i Kosovës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore