Sport

Lukaku e bën të qartë: Dua të qëndroj në Inter


Me dorën mbi zemër dhe gishtin drejt tokës, i huazuari i Chelsea-t, Romelu Lukaku, e ka bërë të qartë se dëshiron të luajë vetëm për Inter-in në sezonin e ardhshëm.

Rikthimi i sulmuesit 30-vjeçar belg në “San Siro” filloi ngadalë këtë sezon, por në javët e fundit ai më në fund filloi të tregojë aftësitë që e bënë atë të preferuar nga tifozët gjatë periudhës së tij të parë, duke shënuar shtatë gola në gjashtë paraqitjet e tij të fundit në Serie A.

Pasi shënoi golin e hershëm ndaj Atalanta-s, Lukaku festoi duke vendosur dorën në zemër dhe duke e drejtuar gishtin drejt tokës, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron asgjë më shumë se sa të qëndrojë me Interi-n.

Siç detajohet nga “Corriere dello Sport”, Lukaku do të kthehet në Chelsea në verë pasi huazimi i tij skadon me Interi-n, por një marrëveshje e re mund të lidhet, pasi është e qartë se sulmuesi belg është më i lumtur në kryeqytetin e Lombardisë.

Zikaltrit nuk janë të gatshëm për ta blerë kartonin e tij, kështu që do të duhet të vendoset një marrëveshje e re huazimi.

Marrëveshja këtë sezon i kushtoi palës italiane rreth 20 milionë euro në total midis tarifës dhe pagës së lojtarit, kështu që klubi po kërkon një zbritje.

Kujtojmë që Lukaku u shit nga Inter-i te Chelsea në verën e vitit 2021 për një shifër rekord prej 113 milionë euro.

Megjithatë, ai zhgënjeu në Londër në sezonin e parë dhe një vit më vonë u rikthye te Inter-i, ku kishte shkëlqyer në fitimin e titullit kampion në sezonin 2019/20.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore