Shqipëria

Luftanija britanike “HMS Trent”, vizitoi brigjet shqiptare gjatë fundjaves


Shqipëria këtë fundjavë është vizituar nga “HMS Trent” – një anije patrullimi në det të hapur. Lajmi është bërë i ditur nga vetë grupi nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter, mëngjesin e 24 janarit.

“’Team Trent’, rivizitoi Shqipërinë këtë fundjavë, duke kryer Angazhimin e Mbrojtjes dhe duke u njohur me marrëdhëniet që kemi krijuar vitin e kaluar”, shkruhej në postim.

“HMS Trent”, një anije e Marinës Mbretërore, është vendosur përgjithmonë në Gribraltar për operacione në Mesdhe dhe në Gjirin e Guinesë.

Sipas tyre është, “e mrekullueshme të kthehesh në Shqipëri”.

Ajo mbart në bord një kontingjent prej 17 trupash nga 42 Komando, i cili trajnon forcat partnere në aftësi si hipja dhe kërkimi i anijeve të dyshimta, si dhe trajtimi i provave dhe aftësitë mjekësore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore