Jetesë & Stil

Luana Vjollca drejt një kapitulli të ri


Moderatorja dhe këngëtarja, Luana Vjollca, tashmë ka konfirmuar zërat që po qarkullonin tash e një kohë në mediat rozë se ajo dhe mediumi “Top Channel” i kanë ndarë rrugët.

Dhe po! Është e vërtetë që Vjollca dhe mediumi i njohur shqiptar kanë ndërprerë bashkëpunimin e tyre, dhe këtë e tregon vetë Luana me anë të një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it.

Prezantuesja publikoi një letër të gjatë drejtuar atyre që e përkrahin, për të konfirmuar po ashtu largimin nga Top Channel pas 15-të vitesh, teksa njofton se po vazhdon punën në projekte personale.

Luana Vjollca.

“Arritja më e madhe në këtë profesion qenka kur njerëzit t’i marrë malli për ty në ekran-aq shumë sa të merr ty malli për duartrokitjet e tyre. Ndjejë për detyrim të ndaj me ju publiku im, ju që keni qenë pjesë e rrugëtimit ti televiziv, ju që më keni komplimentuar, kritikuar, dashur e urryer. Secili prej jush ka kontribuar në formimin tim artistik”, ka shkruar Luana.

Tutje, ajo e ka konfirmuar se nuk do të ketë një sezon të ri të emisionit të saj shumë të ndjekur televiziv “Shiko kush luan”.

Luana Vjollca.

“Nga ky sezon nuk gjendem nën logon e Top Channel, prandaj, si rrjedhojë, këtë sezon të shtunën mbrëma nuk do ta ndajmë bashkë duke luajtur, qeshur e argëtuar me Shiko Kush Luan”.

“Tani prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo vështirësi të jetës”, ka përfunduar ajo.

Ndërkaq, në sferën muzikore, projekti i fundit i publikuar nga Luana Vjollca është video klipi i këngës “1mijë vjet”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore