Stil

Louis Vuitton prezanton veshjet ‘free style’


Louis Vuitton vjen me prurje të reja këtë vit. Ai ka në qendër të vëmendjes veshje komode dhe me ngjyra, të cilat risjellin edhe miksim të trendëve të kaluara.

Kanë kaluar më pak se dy javë që kur Nicolas Ghèsquiere organizoi shfaqjen e tij të vjeshtës 2021 Louis Vuitton në Louvre, transmetuar drejtpërdrejt në botë pa asnjë audiencë.

Kjo “shfaqje” e solli sezonin në një fund energjik dhe të gëzueshëm, por në Singapor, shtëpia e modës, përsëriti koleksionin e saj të pranverës 2021, si një kujtesë e të gjitha pjesëve të reja emocionuese që filluan në dyqane tani. Konsideroni për gardërobën tuaj: minifunde të shoqëruar me xhaketa të përmasave të mëdha, kostume me atlete, dhe bluza me dizejno.

Në shfaqjen e Singaporit, të pranishmit, panë veshjet dhe kombinimet e veçanta të LV.

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore