Tanët

Lotët e artë të Distrisë


Distria Krasniqi e përlotur pasi mori medaljen e artë për Kosovën

Distria Krasniqi, fituesja e medaljes së artë në peshat deri në 48kg në Lojërat Olimpike, Tokyo 2020, nuk ka mundur të përmbahet, pasi u përlot gjatë intonimit të himnit të Kosovës.

Gjatë ceremonisë së dhurimit të medaljeve, Krasniqi është parë me lot në sy teksa flamuri kosovar ngritej mbi të gjitha.

Në finale, ajo arriti fitoren përballë xhudistes vendase, Tonaki Funa, me rezultat 1-0, duke e mposhtur me wazaari.

Ndeshjet e para, Distria i fitoi përballë Gabriela Chibana dhe Chen-Hao Lin.

Ndërsa, pengesa e fundit në rrugëtimin e saj drejt finales së artë, ishte mongolezja, Munkhbat Urantsetseg.

Kjo është medalja e dytë e artë për Republikën e Kosovës në Lojërat Olimpike, ndërsa edhe 10 sportistë të tjerë priten të vazhdojnë rrugëtimin e Distrisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore