Jetesë & Stil

Lorenc Hasrama pranon se ka vetëm një të preferuar nga showbizi, me të cilën do flinte


Lorenc Hasrama ishte i ftuari i dytë i puntatës së parë të “Pikë” dhe nuk i shpëtoi dot intervistës së pazakontë me Adela Osmanin.

Këngëtari e gjeti veten para një ruloti plot shotsa alkooli të llojeve të ndryshme dhe, për t’iu shmangur pijes, i duhej t’u përgjigjej ca pyetjeve të sikletshme.

Ndër to ishte të thoshte emrat e tri vajzave, të cilat në shijet e tij janë më simpatiket e showbizit.

“Adrola Dushi dhe Elvana Gjata, por edhe nëna ime”, tha Lorenci, pa e pritur pyetjen që do të pasonte.

Adela i kërkoi të zgjidhte një emër nga dy vajzat e njohura, me të cilën do të donte të flinte dhe zgjedhja e këngëtarit ishte Adrola Dushi.

Fundja se ka marrë kot kurorën e më të bukurës. Intervistën e plotë dhe të pazakontë të Lorencit për ‘Pikë’ e ndiqni duke klikuar videon./albanianpost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore