Lajme

Lokalizohet zjarri në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë


Është lokalizuar zjarri që kishte përfshirë Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë këtë të hënë pasdite.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se nuk pasur asnjë person të lënduar.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësimit të frymëmarrjes nga tymi, nuk ka ndonjë person të lënduar”, tha Ahmeti.

Ndryshe, nga flakët është përfshirë kati i dytë i kësaj shtëpie. Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë ka kapacitet për strehimin e 100 personave.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore