Euro 2020

Lojtari më i ri që luan në një Evropian


Spanja – Polonia ofroi spektakël në fushë, e rekorde në zëvendësime.

Në minutën e 54-të, Lewandowski shënoi për të barazuar shifrat në 1-1.

Mënjehrë pas golit, Paulo Sousa kryejti një zëvendësim.

Në vend të Mateusz Klich, në lojë u inkuadrua Kacper Kozlowski.

Ky zëvendësim theu rekordin e vendosur një javë më parë nga Jude Bellingham.

Kacper Kozlowski u bë lojtari më i ri që ndonjëherë luan në një Evropian.

Vetëm 17 vjeç e 246 ditë, Kozlowski shkruajti historinë.

Ai luajti 35 minuta, duke shfaqur një performancë mjaft dinjitoze, që i ndihmoi Polonisë të siguroj një barazim shumë të rëndësishëm përballë Spanjës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore