Lajme

Loja e pengjeve: Putin ndërhyn për gruan izraelite


Një grua izraelite që kaloi kufirin në Siri u rikthye sërish në shtëpi. Ajo u bë pjesë e një këmbimi të të burgosurve me ndikimin dhe ndihmën e Vladimir Putin.

Gruaja kishte hyrë në Siri afërsisht dy javë më parë me vullnetin e saj, sipas Ministrit Izraelit të Mbrojtjes Benny Gantz.

Sipas ‘Times of Israel’, ajo flet rrjedhshëm arabisht dhe është përpjekur disa here për të kaluar në Rripin e Gazës. Në të dyja rastet nuk ia ka dale dot mbanë, përfshi këtu edhe një herë kur u përpoq ta bënte përmes lundrimit me një trap druri.

Gruaja u riatdhësua me ndihmën e Rusisë, e cila ka vepruar edhe në të kaluarën si ndërmjetësuese. Ajo ka marrë pjesë në negociata indirekte midis Izraelit dhe Sirisë, pasi vendet mbeten në një gjendje lufte.

Gruaja u dërgua nga Siria në Moskë dhe më pas u kthye në Izrael brenda natës të Premten. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu theksoi se ka folur personalisht me Putin-in lidhur me këtë çështje.

Emri i gruas, 25 vjeç, nuk është bërë i ditur nga qeveria izraelite. Në këmbim të kthimit të gruas, Izraeli në fillim ra dakord të lehtësonte kushtet për dy rezidentë të burgosur.

Këta të fundit janë kapur nga Izraeli në Siri në Luftën Gjashtë Ditore 1967. Njëri ishte arrestuar për nxitje dhune ndërsa tjetri për marrëdheniet me Hezbollah-un, grupin militant libanez.

Për shkak se njëri prej të burgosurve refuzoi të dërgohej në Siri, Izraeli në vend të tyre la të lirë dy barinj sirianë të cilët ishin arrestuar për kalimin e kufirit me Izraelin.

Post-momentum

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Izraelit janë komplekse. Rusia është aleate e Sirisë por ka një detaj që fshihet mbas Memorandumit të Mirëkuptimit (MoUs) ndërmjet Rusisë dhe Izraelit.

Izraeli është i autorizuar të kryejë operacione bombardimi kundrejt pozitave të Iranit dhe Hezbollah-ut, nga të cilat mund të ndjejë kërcënim.

Nuk është e gjitha panoramë e qetë, pasi Rusia shpesh akuzon Izraelin për tejkalimin e kushteve të Memorandumeve të Mirëkuptimit (MoUs).

Izraeli mbetet furnizuesi i vetëm perëndimor i teknologjisë dhe pajisjeve të përparuara ushtarake.

Partia “ruse” e Avigdor Lieberman, ‘Israel Beiteinu’, ndonjëherë, vepron si ndërmjetëse. Izraeli është aleati i vetëm i SHBA-së që ka refuzuar të dënojë aneksimin e Krimesë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore