Sport

Logan Paul nokauton katër veta


Logan Paul gjatë ndeshjes me një nga vëllezërit Gronkowski

Logan Paul tregoi aftësitë e tij duke dominuar katër vëllezërit të cilët luajtën në ekipin e futbollit Amerikan, Tampa Bay Buccaneers.

Duke mos i marrë gjërat lehtësisht, Logan u ndesh kundër secilit prej Glenn, Chris, Dan dhe Gordie në raunde të njëpasnjëshme, me Rob duke vepruar si arbitër.

Vëllezërit Gronkowski, të cilët u vëzhguan nga babai i tyre, fillimisht dukeshin të sigurt, por askush nuk doli fitues kundër Paul në ring.

Rob është katër herë kampion i SuperBowl ndërsa,  Dan, Chris dhe Glenn të gjithë luajtën në NFL.

“YouTuber-i” i cili u bë boksier profesionist ka këmbëngulur se ai ka bërë hapa të mëdhenj që kur humbi ndaj yllit të “youtube”, KSI në vitin 2019.

26 vjeçari me këtë postim ka treguar se sa shumë është zhvilluar, duke premtuar të zbulojë më shumë përpara kthimit të tij më 6 qershor përballë Floyd Mayweather.

Disa herë Rob u detyrua të ndërhynte kur “YouTuber-i” po dominonte me grushte vëllezërit e tij.

Logan Paul pasi mposhti katër vëllezërit Gronkowski

Videoja që ka postuar Logan Paul ka marrë reagime të ndryshme dhe perfeksioni i Mayweather po vihet në dyshim nga shumë tifozë të boksit pas dominimit të Paul.

Por, Mayweather nuk duhet i shqetsuar pasi ai është ndeshur me kundërshtarë edhe më të fortë gjatë karrierës së tij fantastike.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore