Sport

Locatelli: Nuk mund ta fshehim, problemet jashtë fushe po ndikojnë në lojën tonë


Manuel Locatelli sugjeroi se ishte ‘e kotë të fshihej’ se si problemet jashtë fushës në Juventus po ndikojnë në skuadër.

Bardhezinjve iu zbritën 15 pikë nga gjykata e FIGC, si rezultat i një rasti të fokusuar në vlerat e fryra të transferimeve të lojtarëve, me pretendime për fitime kapitale të falsifikuara.

Klubi ka shpallur synimin e tyre për të apeluar, por për momentin gjendet në mes të tabelës me 23 pikë, 14 më pak se zona Champions (vendi i katërt).

Duke folur për “Sky Sports Italia” pas barazimit 3:3 të Juventus-it ndaj Atalanta-s, Locatelli fillimisht reagoi për lojën dhe foli për problemet e vazhdueshme jashtë fushës në klub.

“Është e qartë se këto janë situata që na prekin, është e kotë ta fshehim. Thjesht duhet të përgjigjemi në fushë, t’i respektojmë tifozët, në pjesën tjetër nuk mund të bëjmë asgjë”, tha mesfushori italian.

“Por ne jemi bashkuar edhe më shumë si skuadër dhe duhet të rifillojmë nga kjo”, shtoi Locatelli.

Ai u pyet nëse kishte diçka ndryshe në dhomën e zhveshjes pas zbritjes së pikëve.

“Patjetër që ka pasur, ne u bashkuam më shumë dhe duhet të japim gjithçka në çdo ndeshje. Ne mund të bëjmë vetëm këtë”, theksoi ish-mesfushori i Milan-it.

Mesfushori italian zbuloi se çfarë u tha trajneri Massimiliano Allegri lojtarëve të tij.

“Trajneri na bën të qëndrojmë të fokusuar vetëm në fushë dhe kjo është ajo që duhet të mendojmë”, thotë Locatelli

Kujtojmë që 25-vjeçari nuk po kalon në formë edhe aq të mirë me ekipin e tij. Derië më tani, ai ka luajtur në 16 ndeshje në Serie A, por nuk ka lënë asnjë gjurmë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore