Sport

Liverpool kërkon tjetër lojtar të Benfica-s


Liverpool-i synon të “bëjë pazar” përsëri te Benfica në verën e ardhshme.

Skuadra “The Reds” planifikojnë të bëjnë një ofertë në drejtim të klubit portugez për mbrojtësin e tyre Antonio Silva-n.

Siç shkruajnë mediat britanike, drejtuesit e klubit anglez tashmë i kanë nisur negociatat me ata të klubit portugez për transferimin e mbrojtësit 19-vjeçar.

Për ta liruar Silva-n nga kontrata, Benfica thuhet se po kërkon rreth 80 milionë euro, ndërsa mediumi i lartcekur shkruan se anglezët kanë ofruar deri në 60 milionë.

Silva vlerësohet ndër mbrojtësit më perspektivë në Evropë dhe ka kontratë me Benfica-n deri në verën e vitit 2027.

Ai para fillimit të këtij sezoni është promovuar në ekipin e parë të Benfica-s, pasi që është futbollist i dalë nga akademia e klubit portugez.

Deri më tani, Silva ka regjistruar 42 ndeshje për Benfica-n në të gjitha garat, ku ka kontribuar edhe me pesë gola të shënuar.

19-vjeçari gjithashtu numëron edhe tre paraqitje zyrtare me Kombëtaren A të Portugalisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore