Sport

Lista e 10 futbollistëve më të paguar në Serie A


Krahasuar me Premier Ligën e Anglisë dhe La Liga-n e Spanjës, klubet në Serie A janë ato që paguajnë më së paku futbollistët e tyre.

Interesant është edhe fakti se kampioni në fuqi, Milan-i, as që bën pjesë në 10 futbollistët më të paguar në Itali.

Sulmuesi i Inter-it, Romelu Lukaku, është ai që mban vendin e parë për nga paga në Serie A.

Sulmuesi belg kërkoi rikthimin me ngulm te zikaltrit këtë verë dhe dëshira iu realizua, madje edhe duke përfituar një pagë të majme prej 8.5 milionë eurosh, si askush tjetër në kampionatin italian.

Një tjetër emër i njohur që u rikthye këtë verë në Serinë A, është edhe kampioni i botës me Francën, Paul Pogba.

Francezi me Juventus-in përfiton një pagë prej 8 milionë euro në sezon, duke u renditur i dyti pas Lukaku-t.

Vlen të ceket se Pogba pati oferta me pagë shumë më të madhe nga Manchester United dhe Paris Saint-Germain, por ai prapë vendosi t’iu bashkohet bardhezinjve.

Podiumin e më të paguarve e plotësojnë tre futbollistë të tjerë të Juventus-it: Dusan Vlahovic, Leandro Paredes dhe Adrien Rabiot, të cilët përfitojnë nga 7 milionë euro në sezon secili.

Vlen të theksohet se janë plot 10 futbollistë në Serinë A, që bëjnë pjesë në listën e më të paguarve, pasi përfitojnë 6 milionë euro e lart, teksa 8 prej tyre janë pjesë e Juventus-it dhe dy të tjerët të Inter-it.

Interesant është fakti se kampioni në Fuqi i Italisë, Milan-i, nuk bënë pjesë në renditjen e 10 futbollistëve më të paguar në kampionat.

Lista e më të paguarve:

  1. Romelu Lukaku – 8.5 milionë euro
  2. Paul Pogba – 8 milionë euro
  3. Adrien Rabiot – 7 milionë euro
  4. Leandro Paredes – 7 milionë euro
  5. Dusan Vlahovic – 7 milionë euro
  6. Marselo Brozovic – 6.5 milionë euro
  7. Leonardo Bonucci – 6.5 milionë euro
  8. Wojciech Szczesny – 6.5 milionë euro
  9. Alex Sandro – 6 milionë euro
  10. Angel Di Maria – 6 milionë euro

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore