Sport

Lille, PSG dhe Lyon nuk ndalen, Monaco ngec


Lufta më interesantë për titull këtë sezon po zhvillohet në ligën franceze.

Tre super skuadra që sfidojnë njëra tjetrën dhe e katërta që herë pas here shfaqet aty lartë.

E mërkura në Ligue 1 solli rezultate të pritshme, mes tyre edhe një befasi.

Lille, PSG dhe Lyon fituan ndeshjet e tyre respektive ndërsa Monaco u gjunjëzua në Strasbourg.

Lille fitoi ndeshjen mes emoicioneve, ku u desh të pritej deri në minutën e 90-të për të parë golin e epërsisë përballë Marseille-s.

Ishte Jonathan David që në minutat 90 dhe 91 shënoi dy herë për rezultatin 2-0.

Vetëm një gol ishte i mjaftueshëm për të përzgjedhurit e Pochettino-s që të arrijnë fitoren në Bourdeaux.

Pa Mbappe-n dhe Neymar-in, ishte Pablo Sarabia që u shndërrua në protagonist për parisienët.

Goli i spanjollit në minutën e 20-të ishte i mjaftueshëm që PSG të sigurobte tre pikët.

Njejtë sikur PSG, edhe Lyon shënoi vetëm një gol për tre pikët përballë Rennes.

Ishte super talenti Houssem Aouar që shfrytëzoi asistimin e Memphis Depay për të shënuar golin vendimtar të ndeshjes.

Ndërkohë, edhe në ndeshjen e Monaco-s kishte vetëm një gol, por ky gol ishte i mjaftueshëm që djemtë nga principata të rrëzoheshin.

Ishte Guilbert, në aksionin e fundit të takimit, që i dhuroi Strasbourg-it një tre pikësh shumë të rëndësishëm në luftë për mbijetesë.

Kjo është tabela e plotë e Ligue 1 pas 28 javëve të luajtura:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore