Sport

Ligue 1, rikthim pas një dekade apo rutinë normale?


Lille apo Paris Saint-Germain, ndoshta Monaco? Kush e ngrit sot në qiell trofeun e Ligue 1 ende nuk dihet, por emocionet janë të garantuara.

Shumë kombinime, sa që vendi i dytë që lufton për titullin, mund të humbasë edhe pozitën Champions, kurse i treti mund ta fitoj titullin.

Lille 80, PSG 79, Monaco 77, Lyon 76. Kjo është renditja në javën e fundit të Ligue 1.

Dhjetë ndeshje në një orar, për të vendosur gjithçka në një sezon të mrekullueshëm në çdo nivel.

Por, lufta lartë nuk ëshë e vetme. Gjashtë skuadra luftojnë për të siguruar mbijetesën, pesë vende janë të lira.

Reims, Bordeauux, Strasbourg, Brest, Lorient dhe Nantes, të gjitha ndahen nga vetëm dy pikë, e pesë do të sigurojnë mbijetesën, derisa njëra do të luaj në play-off të mbijetesës.

Lille udhëton te Angers pa objektiva, në tentativë që të sjellë titullin në qytet pas një dekade mungesë.

Fonte dhe Lihadji mungojnë te Lille, kurse Angers ka një numër të lartë mungesash, plot nëntë.

Paris Saint-Germain udhëton te Brest, që lufton për të mbajtur vendin e saj në ligë.

Skuadra e Pochettino-s vjen pas fitores në kupën e Francës në tentativë që të mbajë presionin gjallë te Lille deri në sekondat e fundit.

Por, derisa mendojnë për titullin, ata duhet të mendojnë edhe për Champions-in. Një humbje, dhe fitore e ndjekësve të tyre, Monaco dhe Lyon, do t’i linte ata jashtë pozitave Champions.

Monaco udhëton te Lens që ka humbur tre ndeshjet e fundit, kurse Lyon pret Nice-n.

Reims – Bordeaux përballen në luftën direkte për mbijetesë, Strasbourg-i pret Lorienti-n.

Nantes që ka katër fitore radhazi, përballet me Montpellier në ndeshjen e fundit.

Ndeshjet tjera të ditës janë:

Metz – Marsielle

Rennës – Nimes

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore