Sport

Ligue 1/ PSG-ja nuk njeh rival, Lyon barazon me 10 lojtarë


Përfundojnë dhe dy ndeshjet e fundit në Ligue 1 për të shtunën. PSG-ja ka marrë fitoren e tetë në po kaq javë. Lyon-i ka barazuar në shtëpi me Lorient-in.

Ndeshjet e javës së tetë në Ligue 1 për të shtunën filluan me duelet Saint-Etienne – Nice 0-3 dhe Strasbourg – Lille 1-2.

Edhe pse Neymar-i me Kylian Mbappe-n nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, PSG-ja mbetet superiore në Ligue 1. “Viktima” e radhës ishte Montpellier-i që e mundën me rezultatin 2-0.

Goli i parë u shënua nga Idrissa Gueye në minutën e 14 pas asistit të Angel di Maria-s.

Dy minuta nga përfundimi i kohës së rregullt të takimit shënoi gjermani, Julian Draxler. Neymar-i ishte asistuesi në golin e dytë të parizienëve.

Tri pikë për PSG-në dhe vendi i parë i padiskutueshëm me 10 pikë diferencë nga vendi i dytë, Marseille, që ka 14 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Lyon-i ka arritur të barazoi 1-1 përballë Lorient-it. Vendasit mbeten me 10 lojtarë që në minutën e 14, pas daljes me karton të kuq të Emerson Palmieri-t.

Miqtë shënuan golin e parë të takimit në minutën e 20, me anë të Armand Lauriente-t. Goli i barazimit do të shënohej nga Karl Toko Ekambi në minutën e 50 te pjesës së dytë.

Të dy skuadrat ndanë nga një pikë pas këtij barazimi dhe përkatesisht në renditje Lorient-i ka 13 pikë, një pikë më shumë se Lyon-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore