Lajme

Vetëvendosje me një tjetër video “sulmon” opozitën – “Gjatë 20 viteve është rrënuar sistemi energjetik”


Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar videon e radhës përmes së cilës tregon të arriturat e qeverisjes së saj në sektorin e energjisë elektrike.

Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetin social Facebook, me përshkrimin “ata që e lanë sektorin e energjisë në terr është mirë që përveç energjisë të na kursejnë edhe prej zhurmës”, përveçse ka listuar disa të arritura, akuzohen qeveritë e kaluara.

Këto të arritura sipas partisë, është pavarësimi i rrjeti të energjisë elektrike nga Serbia duke u lidhur me Shqipërinë.

“Kemi jetësuar bashkëpunimin e frytshëm mes KEK-ut dhe KESh-ut, duke dhënë dhe duke marrë energji”.

Aty tregohet edhe për shumën e dhuruar së fundi nga Korporata “Sfidat e Mijëvjecarit” për energjinë e ripërtrishme.

“Kemi fituar grantin nga MCC për investimin e e 236.7 milion eurove në sektorin e energjisë së ripërtrishme që është investimi më i madh inovativ në sektorin e energjisë në katër dekadat e fundit”, duke vijuar më pas me subvencionet për qytetarët.

“Kemi subvencionuar energjinë elektrike për të gjithë qytetarët, duke i mbrojtur ata nga rritja e çmimeve. Kemi subvencionuar blerjen e pompave termike, kondicionerëve efecientë, stufave individuale e kaldajave me dru e pelet”.

Kurse, në pjesën e dytë të videos flitet për më shumë për opozitën.

“Kemi bërë çmos e jemi duke bërë krejt çfarë është e mundur që është dimër ta kalojmë sa më mirë”, thuhet fillimisht në këtë video, duke vazhduar më pas akuzuat ndaj partive opozitare në Kosovë.

“Ata që kanë filluar t’i fërkojnë duart për zhurmë në dimër është mirë të fërkojnë kokën për keqqeverisjen e tyre në këtë vend”.

“I gjithë sektori i energjisë ka qenë në rënie të lirë përpara se të vinim ne në qeverisje”.

“Opozita te ne që bënë zhurmë rreth kësaj krize, thuajse ne e sollëm që thotë se kriza erdhi se ju nuk keni investuar vetëm tash duket qesharake”.

Në fund, qytetarëve u premtohet se do ta kalojnë dimrin sa më lehtë dhe njëkohësisht u bëhet thirrje që ta kursejnë energjinë elektrike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore