Jetesë & Stil

Leonora Jakupi mbron mërgatën, thotë se jemi “brum i njëjtë”


Leonora Jakupi - Këngëtare

Këngëtarja, Leonora Jakupi, e njohur për personalitetin e saj të rezervuar, rrallë herë reagon publikisht mbi çështje të caktuara.

Por, së fundmi, Leonora, nuk ka arritur të qëndrojë indiferente ndaj lajmeve të shumta në media, që kanë publikuar një mori shembujsh të mërgatës nga Kosova e Shqipëria, të cilët nuk po i respektojnë rregullat e komunikacionit.

Një video, tashmë e bërë virale, ku shihen dy vetura me një shpejtësi tejet të lartë, mbi 200 kilometra në orë e xhiruar në rrugët e Vlorës në Shqipëri, e ka bërë Jakupin të reagoj ashpër duke i gjykuar vendasit që po “sulmojnë” bashkatdhetarët nga diaspora.

Përmes një postimi në Instagram, Leonora është shprehur e habitur me reagimet nga qytetarët në Kosovë e Shqipëri, teksa ka thënë se të gjithë jemi “brum i njëjtë”.

“Çka keni more me tan këto sulme per mërgatën tone? Jo po garojnë me vetura, jo po parkohen keq, spo i respektojnë rregullat ne komunikacion etj etj”.

“A mos jemi na ma mire se ata? Apo keni harru qe jemi brum i njejt?”, ka shkruar Leonora.

Më tej, këngëtarja, ka thënë që “secili paguan gabimin e vet”, ndërsa ka propozuar që vizitorët nga diaspora “t’i lëmë të kënaqen”.

Imazh i publikuar nga Leonora Jakupi në Instagram.

“Leni njerëzit le të kënaqen në vendin e vet, tekefundit secili paguan për gabimin e vet”, ka përfunduar ajo.

Ndërsa, sa i përket anës profesionale është bërë kohë që kur Leonora Jakupi nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore