Shqipëria

Lëkundje tërmeti në jug të Shqipërisë


Një tërmet i magnitudës 4.1 i shkallës Rihter ka goditur Shqipërinë në orët e pasditës të së martës.

Epiqendra ishte 12 kilometra në Perëndim të Gjirokastrës, me thellësi 2 kilometra.

Sipas Qendrës Sizmiologjike për Evropën dhe Mesdheun EMSC, tërmeti është regjistruar në orën 15:38 me atë lokale të Shqipërisë.

Lëkundjet raportohet se janë ndjerë në të gjithë jugun e vendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore