Shqipëria

Lea Ypi reagon ndaj fyerjeve – “Sjellje të tilla të mos normalizohen në publik”


Shkrimtarja dhe filozofja shqiptare, Lea Ypi

Shkrimtarja dhe filozofja shqiptare, Lea Ypi, përmes një shkrimi në faqen e saj në Facebook ka reaguar ndaj tollovisë së intepretimeve dhe komentimeve pas promovimit të librit të saj “Të lirë: të rritesh në fund të historisë”, ku, siç thotë ajo, pati edhe “fyerje, akuza dhe shpifje”, por edhe “të trija bashkë”.

“Jam shumë e lumtur të debatoj për punët e mia shkencore, krijimet e mia artistike, bindjet e mia politike e të tjera si këto e sidomos me ata që nuk ndajnë mendimet e mia”, shkroi fillimisht Ypi.

Ajo theksoi se “nga shkëmbimet mes njerëzve me opinione të kundërta” ka shumë për të mësuar, por se, për këtë, mësohet shumë vetëm atëherë kur “ndiqen disa rregulla themelore të mirësjelljes”.

“Fatkeqësisht, disa nga mesazhet dhe komentet që kam marrë kanë qenë fyese, akuzuese, shpifëse ose të trija bashkë”.

“Shpresoj që atyre që i lëshojnë këto akuza të mos u vijë keq nëse e mbyll këtë faqe për ta”, shkroi Lea Ypi.

“Nuk e bëj këtë për të kursyer veten”, vazhdoi Ypi, “por që kjo sjellje në publik të mos normalizohet”.

“Faleminderit për mirëkuptim”, përfundoi ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore